Shtohet numri i të vrarëve në ShBA, Robert Card kishte probleme mendore
Policia amerikane tashme ka publikuar identitetin e sulmuesit që vraru 22 dhe plagosi mbi 50 persona në Maine.
I dyshuari, Robert Card, 41 vjeç, është një oficer i pensionuar i ushtrisë, i cili ishte trajnuar posaçërisht për trajtimin e armëve. Sipas mediave amerikane, ai ka në dosjen e tij aplikime të shumta për dhunë në familje dhe një nga ish-gruaja e tij ka lëshuar masën e ndalimit për shkak të dhunës në familje.
Shkollat lokale kanë njoftuar se do të anulojnë mësimet të enjten, raporton CNN.
“Ka shumë të panjohura në këtë moment. Informacioni vjen shpejt, por jo gjithmonë me saktësi. Ju lutemi shkoni në një strehë ose vend sigurie. Ne do të vazhdojmë t’ju përditësojmë me informacionin dhe hapat e ardhshëm,” tha shkollat publike Lewiston në një deklaratë, sipas CNN.
Policia e Maine thotë se i dyshuari për të shtënat masive është një instruktor i armëve të zjarrit, i cili kohët e fundit mori trajtim në një institucion të shëndetit mendor. Ai u trajnua nga ushtria dhe së fundi u dërgua në një institucion për të marrë ndihmën e duhur për problemet e tij mendore.
Një buletin i policisë tha se Card raportoi se kishte dëgjuar “zëra” dhe kishte kërcënuar se do të qëllonte një bazë stërvitore të ushtrisë në Saco, Maine.
Banorëve të qytetit, i dyti më i madh në Maine, iu tha të evakuoheshin.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden është i vetëdijshëm për situatën dhe do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet.