Shtohet personeli mjekësor në Gjilan, Hyseni premton shërbime cilësore për pacientët
Qytetarëve të Komunës së Gjilanit, nga sot do t’iu ofrohen shërbime më të mira shëndetësore.
Kjo po bëhet pasi që në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ështê shtuar personeli mjekësor.
Me fillimin e ditës së parë të punës së personelit shëndetësor, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtoreshën për Shëndetësi Doruntina Hasani dhe u.d të drejtorit të QKMF-së Basri Kamberi, kanë takuar e uruar stafin e ri për punë të mbarë e shërbime cilësore.
Kryetari Alban Hyseni, tha se 6 mjekë, 10 infermierë, 2 stomatologë dhe 1 teknik i stomatologjisë nga sot kanë filluar punën në sistemin primar shëndetësor.
Më tej i pari i Komunës së Gjilanit, në takimin e përbashkët, i uroi stafit të ri suksese dhe punë të mbarë.
“Angazhimi e qëllimi jonë i përbashkët është shërbimi cilësor për pacientët. Shëndetësi me shërbime cilësore”, tha kryetari Hyseni.
Drejtoresha për Shëndetësi Doruntina Hasani, tha se personeli i ri mjekësor, do t’i shërbejnë banorëve të komunës tonë.
Sipas saj përzgjedhja ka qenë transparente dhe secili që ka përmbush kriteret është pranuar.
“Duhet përmirësusr shërbimet shëndetësore për të mirën e qytetarëve”, tha drejtoresha Hasani.