Shtohet prania e Njësisë Speciale afër stacionit të Policisë në Mitrovicë të Veriut, flet Elshani

11 shtator 2024 | 18:34

Numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale është shtuar në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Arsye për këtë, sipas Elshanit, janë paralajmërimet për protesta pas arrestimit të katër të rinjve serbë, të cilët u arrestuan pasi dyshohet se sulmuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Për arrestimin e tyre janë dhënë detaje sot në raportin 24 orësh të Policisë. Aty thuhet se të njëjtit kanë fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në shëtitoren e qytetit.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri  10.09.2024-00:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë zyrtare në shëtitoren e qytetit. Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, po ashtu edhe të dyshuarëve iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Më poshtë gjeni disa fotografi të publikuara nga mediat lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është dënuar me dy ndeshje…