Shtrëngojnë duart para takimit Biden dhe Putin

16 qershor 2021 | 14:24

Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Me të filluar takimi, Biden ka thënë se është “gjithmonë është më mirë të takohemi ballë për ballë”, ndërsa Putin ka pohuar se shpreson që “takimi do të jetë produktiv”.

Bisedimet mbahen në një kohë kur raportet mes të dyja vendeve janë në pikën më të ulët që nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Takimi i 16 qershorit mbahet vetëm disa muaj pasi presidenti amerikan tha se besonte se homologu i tij rus është një vrasës.

Putini vazhdon të fuqizojë dominimin e tij mbi sistemin politik të vendit, duke shtypur aktivistët e opozitës, siç është rasti i Aleksei Navalnyt, dhe duke kufizuar lirinë e mediave.

Biden është presidenti i katërt i ShBA-së që takohet me Putinin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka uruar të…