Shtrenjtimi detyron qytetarët të blejnë gjëra të vjetra
Rritja e vazhdueshme e çmimeve në të gjitha fushat ka bërë që shumë qytetarë të frekuentojnë tregun e gjësendeve të vjetra për të blerë më lirë. Shitësit thonë se interesimi është i lartë.
“Nëse në ndonjë vend tjetër nuk e keni gjetur Nokia 32/10, këtë e gjeni për 200 denarë në teneqe pazarin në Maxhari dhe behët tre here në javë, ndërsa përveç Nokies, mund të gjeni, fruta, perime dhe gjithçka tjetër”, raporton Avni Tahiri, gazetar.
Arsyeja kryesore e vizitës së këtij pazari nga shumë qytetarë, janë çmimet e larta në dyqane. Në këtë Pazar thonë se gjërat që u nevojiten i gjejnë shumë më lirë edhe pse janë përdorë më herët nga dikush tjetër.
Sa po i jep bre bac?
A blejnë njerëzit?
“Blejnë po. Çfarë shitni dhe cilat janë çmimet? Gjitha lirë janë këtu, ka gjithçka nga 100, 200, 300 denarë. Këto janë gjëra të vjetra? Po të vjetra. I keni nga jashtë apo nga këtu? Nga cili shtet? Nga Zvicra”, u përgjigj një shitës.
“Jam ish punëtor i Ndërtimtarisë Mavrovë, nuk kam asgjë dhe merrem me shitje, kam rreth 140 koshere bletë… dhe ja shesim edhe këtu, luftë për jetë. Këtu ke më shumë gjëra të vjetra. Blejnë njerëzit? Po blejnë atyre që u duhen. – këtu vinë të gjithë si unë, të gjithë janë ish punëtor, të Pelagonisë, Mavrovës, Granitit, Zhelezarës, vinë këtu një kafshatë bukë të nxjerrin, unë kam edhe 4 vite për pension dhe nëse nuk merrem me këtë çfarë të ha, skam asgjë, as ndihmë sociale asgjë”, deklaroi një tjetër shitës.
“Blejnë njerëzit gjithçka që u duhet, dhe këtu e gjejnë më lirë. Arsyeja është gjithmonë skamja, njerëzit vinë të gjejnë diçka më lirë. Si janë çmimet? Varet se çfarë por janë diku 50 apo 60 % më lirë se në dyqane. Sipas jush arsyeja është skamja? Po, definitivisht”, tha një shitës.
“Gjithçka që të duhet ka këtu. Çfarë blejtë sot? Sot bleva çorapë 6 palë për 100 denarë, ka njerëz sepse janë lirë gjërat e vjetra”, u shpreh një blerës.
Përveç këtij tregu ku frekuentohet nga shumë qytetarë, kohëve të fundit janë shtuar edhe dyqanet me veshje të përdoruara e që blihen me çmime shumë më të lira. Blerësit të cilët nuk flasin haptas para kamerave thonë se skamja i ka detyruar që të gjejnë mënyrë për t’u veshur edhe me veshmbathje të përdoruara.