Shtrenjtimi i rrymës, grupi “Asnjë Cent Më Shumë”: Nëse nuk ka reflektim do ta masivizojmë protestën

18 prill 2025 | 12:53

Përfaqësuesi i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, Besnik Shabiu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të shtunën, në orën 12:00, të marrin pjesë në një protestë masive kundër rritjes së tarifës së energjisë elektrike.

Në një konferencë për medie, Besnik Shabiu, ka deklaruar se protesta do të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të cilin e ka cilësuar si “të padrejtë dhe jolegjitim”.

“Aktiviteti i grupit ‘Asnjë Cent më Shumë’ nuk ka ndaluar për asnjë moment. Jemi në vazhdimësi duke u marrë me këtë çështje, deri në momentin kur të pezullohet përfundimisht vendimi për shtrenjtimin e rrymës që është marrë në mënyrë joligjore nga ana e ZRrE-së, i cili më nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Do të vazhdojmë të jemi edhe më tutje të zëshëm deri në momentet e fundit, ku bashkë me qytetarët do ta fitojmë këtë proces. Ashtu siç kemi paralajmëruar nesër do të jetë protesta e radhës, e cila do të fillojë nga ora 12:00. Zëri i qytetarëve është mirë të mos ndalet në asnjë moment. Nesër në të njëjtën kohë ka qëlluar të jetë edhe seanca konstituive e cila po dështon tash e disa herë, natyrisht prej këtij sheshi do t’i bëjmë thirrje gjithë deputetëve të Republikës së Kosovës që të shtyjnë përpara këtë proces. Në momentin e parë që konstituohet Kuvendi, atëherë të thirret menjëherë në komisionin për energji ZRrE-ja për raportim, dhe sa më parë ky vendim të pezullohet. Përveç kësaj do të vazhdojmë me aktivitete të tjera, nëse edhe pas ditës së nesërme prapë do të vazhdohet të mos ketë reflektim, natyrisht se do të jemi të detyruar që protestat t’i masivizojmë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar për hapat ligjorë që janë ndërmarrë ndaj vendimit të ZRrE-së, duke paralajmëruar edhe kërkesën për masë të përkohshme për ta ndaluar ekzekutimin e vendimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Task Forca për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore nga Ndërtimet e…