Shtrenjtimi i rrymës, Kurti premton mbështetje për qytetarët

07 prill 2023 | 12:31

Në takimin me kryetarët e komunave, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se pas shtrenjtimit të fundit të rrymës, do të subvencionojnë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kWh në muaj, ndërsa grupet e cenueshme do të kenë trajtim të veçantë.

Kurti ka pohuar se ka pasur rezultate të menjëhershme të masave të cilat qeveria i ka aplikuar gjatë këtij dimri.

“Mbështetja për qytetarët do të vazhdojë edhe pas vendimit të fundit të ZRrE-së ku ndër të tjera do të subvencionojmë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kilovatë në muaj, kurse grupet e cenueshme siç janë familjet me asistencë sociale do të kenë trajtim të veçantë”.

“Me rreth 9 milionë euro kemi rinovuar e bërë efiçiente 70 ndërtesa publike. Shkolla, çerdhe të fëmijëve, qendra shëndetësore e stacione të zjarrfikëseve, duke e rritur kështu komforin e duke e ulur konsumin e energjisë. Gjatë dimrit që tashmë po e lëmë pas, kemi parë rezultate të menjëhershme të këtyre masave të cilat i kemi ndërmarrë si qeveri, falë mbështetjes së bashkëpunimit me Bashkimin Evropian këto masa të dëshmuara po e shumëfishojnë e ashtu edhe përfitimet për qytetarët e për bizneset e vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka për synim të vazhdueshëm përmirësimin e…