Shtrenjtohen buka, pemët dhe perimet (Video)
20 shkurt 2018
| 20:41
Llojet e pemëve, tregtari Beqir Avdiu, i ka të njëjta sikur vitin e kaluar, por jo edhe çmimin e tyre.
E shtrenjtimin e pemëve gjithsesi se e kanë vërejtur blerësit e tyre.
Këtë e vërteton edhe raporti i Agjencisë së Statistikave, sipas të cilit çmimi i pemëve në janarin e vitit 2018 është për 11.7 përqind më i lartë se muaji i njëjtë i 2017, ndërsa për 1.5% më i lart se dhjetori.
Përveç çmimit të pemëve janë rritur edhe çmimi i bukës dhe perimeve.