Shtrenjtohet nafta, këto janë çmimet derivateve në Shqipërib
24 shtator 2022
| 15:52
Bordi i Transparencës sot ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri.
Sipas tyre, nga sot në orën 18:00, nafta do të shitet me 223 lekë për litër, benzina me 194 lekë për litër dhe gazi me 78 lekë për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet me 194 lekë/litri.
Çmimi i gazit ka pësuar rritje të lehtë. Një litër gaz i lëngshëm për automjetet do të shitet për 78 lekë.
Që nga publikimi i fundit, më 16 shtator, nafta është rritur me 7 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës nuk ka ndryshuar. Çmimi i gazit është rritur me 1 lek për litër. /TCH