Shtrirja e ujësjellësit në gjashtë fshatra të Kamenicës, në fazat përfundimtare
Nënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, bashkë me përfaqësuesin nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Hysen Jerliu, kanë pritur në takim përfaqësuesin e CDI-së, Lavdim Osmani dhe përfaqësuesin e kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Sherif Thaçi.
Në këtë takim është biseduar për rrjedhën e punimeve në shtrirjen e ujësjellësit në fshatrat Muçivërc, Dajkoc, Roganë, Hodonoc, Novosellë dhe Shipashnicë të Poshtme.
Përfaqësuesi i CDI-së, Lavdim Osmani e ka njoftuar nënkryetarin Jakupi, me rrjedhën e punimeve në këto fshatra.
Sipas Osmanit, punimet janë në fazën përfundimtare dhe gjithçka ka shkuar në bazë të planit dinamik.
Ndërsa, nënkryetari Faton Jakupi e ka falënderuar përfaqësuesin e CDI-së dhe “Hidromoravës”për gjithë angazhimin e tyre në këtë proces.
/Epoka e re/