Shtrohet me kubëza rruga në lagjen Kurillë të Prizrenit
29 maj 2019
| 15:32
Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se janë në përfundim të shtrimit me kubëza të rrugës në lagjen Kurillë.
Kjo komunë ka njoftuar se në kuadër të këtij projekti është krijuar edhe rrjeti nëntokësor i energjisë elektrike.
“Në lagjen Kurillë këto ditë po zhvillohen punimet e fazës finale për shtrimin e rrugës me kubëza. Paraprakisht, në këtë rrugë në koordinim me projektin e KEDS-it, është krijuar rrjeti nëntokësor i kabllove të rrymës elektrike. Me të përfunduar punimet e infrastrukturës rrugore, do të bëhet kyçja e rrymës elektrike me rrjetin nëntokësor nga ana e KEDS-it”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.
/Epoka e re/