
Shtrohet në spital aktori i famshëm turk
28 qershor 2019
| 11:55
Aktori i famshëm turk, Kivanc Tatlitug, është shtruar në spital pasi u helmua nga ushqimi. Yllit të kinematografisë turke i është pastruar stomaku.
Tatlitug, i cili humbi babanë e tij Ali Cengiz Dizer në fundjavë, u ndje keq të mërkurën në darkë. Ai u dërgua në një spital privat nga shoferi i tij në Ulus.
Pas u mbajt nën vëzhgim nga mjekët, aktori u dërgua në shtëpi.