Shtrohet në spital edhe deputeti laburist i prekur me Covid-19
07 prill 2020
| 12:06
Pas kryeministrit Boris Johnson, i cili ndodhet i shtruar në spital dhe në terapi intensive prej ditës së djeshme, mediet britanike raportojnë se ka përfunduar në spital edhe deputeti laburist, Tony Lloyd i cili është infektuar me Covid-19.
Lloyd deputet për Rochdale është shtruar në një spital në Mançester gjatë orëve të vona të së hënës.
Familja e tij deklaroi se 70-vjeçari ndodhej në gjendje të qëndrueshme dhe po mjekohet për Covid-19.
Gjithashtuata shprehën falenderime për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin mjekësor që është duke u kujdesur për deputetin.
Deputetit i ka uruar një shërim të shpejtë edhe kryetari i laburistëve Sir Keir Starmer.