Shtyhen dy ndeshjet e Kosovës me Bjellorusinë

13 mars 2020 | 16:24

Janë shtyrë ndeshjet që Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kosova më 25 mars ishte planifikuar ta pres Bjellorusinë në Prishtinë, ndërsa më 29 mars në Minsk është dashur të luhet ndeshja kthyese.

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të premten ka vendosur që këto ndeshje të shtyhen dhe të luhen në javën e parë të qershorit. Në fakt janë shtyrë të gjitha ndeshjet kualifikuese të xhiros së tretë dhe të katërt që është dashur të luhen më 25\26 mars dhe 28\29 mars.

“Federata Evropiane vendosi që të shtyjë të gjitha ndeshjet kualifikuese, por edhe ndeshje tjera evropiane të hendbollit. Nuk do të luhen ndeshje evropiane të hendbollit deri më 12 prill. Ky vendim është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Tani ndeshja e ardhshme e hendbollisteve të Kosovës është ajo ndaj Sllovenisë që do të luhet më 27 maj në Prishtinë. Më 31 maj është ndeshja Gjermania – Kosova, ndërsa në javën e parë të qershorit duhet të luhen dy ndeshjet me Bjellorusinë. Janë këto ndeshje të fazës së dytë eliminatore për ‘Euro 2020’”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon raportimi i qytetarëve të Kosovës në Administratën Tatimore…