Shtyhen dy ndeshjet e Kupës
16 prill 2024
| 16:30
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie.
Nesër (e mërkurë) ishte e paraparë që të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale; Drita – Prishtina dhe Ballkani – Suhareka ’23. Këto ndeshje pritet të zhvillohen në mesin e javës së ardhshme, më 24 prill.