Shtyhen ndeshjet e Kupës

26 nëntor 2019 | 17:49

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar klubet dhe opinionin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të parapara të zhvillohen të mërkurën, janë shtyrë.

“Ky vendim është marrë nga Komisioni i Garave, duke pasur parasysh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë të zisë, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten, më 28 nëntor”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi i njërit nga dy vëllezërit që janë nga Livoçi…