Shtyhen ndeshjet Feronikeli – Prishtina dhe KEK-u – Ferizaj
15 tetor 2018
| 14:36
Komisioni i Garave i IPKO Superligës me kërkesë të klubeve ka vendosur që dy ndeshjet e javës së 9-të në IPKO Superligë, Feronikeli – Prishtina dhe KEK-u – Ferizaj të shtyhen për 7 nëntor, për shkak të angazhimit të lojtarëve të këtyre klubeve me ekipet kombëtare. Ndërkohë, ndeshjet e tjera do të zhvillohen në mesjavë sipas këtij orari:
IPKO Superliga
E martë, 16 tetor
14.45 Liria – Trepça‘89
14.45 Flamurtari – Drenica
E mërkurë, 17 tetor
14.45 Drita – Ballkani
14.45 Llapi – Gjilani