Shtyhen për nesër tri ndeshjet e Superligës
Tri ndeshjet e parapara të zhvillohen sot (e mërkurë) në BKT Superligën e Kosovës janë shtyrë për të enjten.
Sot është ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndeshjet Gjilani – Drita, Drenica – Llapi dhe Ballkani – Malisheva do të zhvillohen të enjten. Ndeshje secila më e fortë se tjetra, ku këto skuadra në përjashtim të Malishëves luftojnë për kreun e tabelës.