Shtyhen takimet me prani fizike në Forumin e Davosit

21 dhjetor 2021 | 11:26

Takimet e radhës me prani fizike në Forumin Ekonomik Botëror, që zhvillohen në Davos të Zvicrës, janë shtyrë për shkak të rasteve të reja të infektimit me variantin “Omicron” të koronavirusit.

“Takimet vjetore ishin planifikuar të zhvilloheshin më 17-21 janar 2022 në Davos. Tani ato janë planifikuar në fillim të verës. Pjesëmarrësit do të kenë qasje në disa sesione që do t’i bashkojnë liderët botërorë në formatin online, për t’u fokusuar në zgjidhjen e sfidave më të mëdha në botë. Pavarësisht prej protokolleve të rrepta të sigurisë, përhapja e ‘Omicron’-it dhe ndikimi në udhëtime, e kanë bërë të nevojshme shtyrjen”, kanë thënë organizatorët përmes një njoftimi për medie.

Forumi i fundit me prani fizike në Davos është mbajtur në janar të vitit të kaluar, pak para shpërthimit të pandemisë në Evropën Perëndimore.

Edicioni i këtij viti është mbajtur, po ashtu, në formatin online në muajin janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka bërë ofertën zyrtare për Edinson Cavani. Cavani nuk…