Shtyhen të gjitha zgjedhjet në Rusi për shkak të koronavirusit

03 prill 2020 | 18:14

Autoritetet zgjedhore në Rusi i kanë shtyrë të gjitha votimet lokale dhe kombëtare, që kanë qenë të parapara para datës 21 qershor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të premten se të gjitha votimet do të mbahen pas 21 qershorit.

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin që i lejon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojë datën e votimeve të planifikuara.

Rreth 100 votime kanë qenë të parapara në Rusi deri më 21 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mali i Zi e dënoi publikimin e emrave të të…