Shtyhet afati i pagesës së tatimit në pronë
16 mars 2020
| 12:09
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka nxjerrë vendim për shtyrjen e afatit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë deri më 31 mars, pagimin e këstit të parë deri më 30 qershor si dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e ankesave ndaj faturave të tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Zyrat e Tatimit në Pronë në Komuna.