Shtyhet aksioni për eliminimin e insekteve që sulmojnë pishat e Baballoqit
22 dhjetor 2019
| 16:00
Aksioni për eliminimin e insekteve që kanë sulmuar pishat në fshatin Baballoq të Deçanit është shtyrë për ditët e ardhshme.
Ky aksion ishte paraparë të nisë të dielën por, për shkak të reshjeve të shumta të shiut, është shtyrë.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka falënderuar qytetarët e Deçanit të cilët kanë shprehur interesim t’i përgjigjen pozitivisht aksionit për eliminimin e insekteve nga pishat.
“Aksionin e organizuar për sot në Sukën e Baballoqit, për shkak të reshurave të shumta të shiut, jemi detyruar ta shtyjmë për ditët në vijim. U jam mirënjohës të gjithë atyre qytetarëve të vullnetit të mirë që ishin sot së bashku me ne”, ka thënë Ramosaj.
/Epoka e re/