Shtyhet aksioni për rrënimin e objekteve pa leje te Liqeni i Batllavës

21 nëntor 2022 | 10:18

Aksioni i paraparë për sot për rrënimin e objekteve pa leje te Liqeni i Batllavës është shtyrë, shkruan “Raporto24.com”.

Në njoftimin për shtyerje të këtij aksioni thuhet se “aksioni i paraparë që të zhvillohet sot nga Drejtoria e Inspeksionit në zonën e Orllanit është shtyrë, për shkak se Policia e Kosovës ka kërkuar nga Drejtoria e Inspeksionit të shtyhet ky aksion, meqë të njëjtit janë të ngarkuar me detyra për menaxhimin e situatës në veri dhe nuk mund t’i asistojnë inspektoratit gjatë këtij aksioni”.

Ndërkaq, për datën dhe kohën se kur do të zhvillohet ky aksion thuhet se do të njoftohemi me kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të mëngjesit, një i ri ka…