Shtyhet Asambleja e Përgjithshme e KOK-ut
23 mars 2020
| 16:00
Bazuar në vendimin e Qeverisë për pezullimin e aktiviteteve sportive, për shkak të pandemisë së koronavirusit Covid 19, si dhe masave të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur të shtyjë Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të KOK-ut për vitin 2019.
Asambleja ishte paraparë të mbahet më 31 mars 2020, në një hotel në Prishtinë.
KOK-u do t’i njoftojë me kohë Federatat Sportive në Kosovë për datën e re të mbajtjes së Asamblesë.
KOK-u po ashtu ka shtyrë për kohë të pacaktuar edhe Festivalin Sportiv me Parafillorët, i cili ishte paraparë të mbahet më 7 prill 2020 nëpër të gjitha komunat e Kosovës.