Shtyhet debati parlamentar për punën e qeverisë Kurti

24 maj 2024 | 13:43

Është shtyrë debati parlamentar për punën 3-vjeçare të qeverisë Kurti.

Kërkesa për shtyrje ka ardhur nga iniciuesi i debatit, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se në konsultim me shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që të shtyhet debati për punën e qeverisë për shkak të mungesës se deputetëve.

Tahiri ka thënë se ky debat duhet të mbahet kur ka prezencë më të madhe të deputetëve. Ai ka thënë se duhet të ketë një ballafaqim të vërtet në mes të pozitës dhe opozitës.

“Një temë kaq e rëndësishme, që do të jetë ballafaqim i vërtetë mes opozitës e kryeministrit, nuk do të duhej të ndodh pa pjesëmarrje të deputetëve. Andaj në mungesë të deputetëve, po e shtyjmë këtë debat në kryesi vendosim për datën”, ka thënë Tahiri

Ai ka bërë me dije se për datën e mbajtjes së këtij debati do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Shtyrjen e seancës e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Është papërgjegjësi. Nuk duhet të presim më shumë. Do të zgjedhim një datë kur kryeministri është i lirë”, ka thënë Konjufca.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajaxi ka emëruar trajnerin e ri. Klubi holandez ka vendosur…