Shtyhet deri më 23 qershor gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shqipëri
23 prill 2020
| 13:40
Me 91 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në muajin qershor.
Mazhoranca dhe deputetët e opozitës së re kanë bashkuar votat, për të shtyrë gjendjen deri në 23 qershor të këtij viti.
“Dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave ‘Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore’, deri në datën 23.06.2020”, është thënë në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë.