Shtyhet deri më 7 nëntor afatin për fazën e dytë të subvencionimit të efiçencës së energjisë
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se afati për fazën e dytë për aplikantët e parakualifikuar në fazën e dytë për subvencionim të efiçencës së energjisë do të zgjatet deri më 7 nëntor.
Kjo ministri ka bërë me dije se zgjatja e afatit ka ndodhur si rezultat i kërkesave të aplikantëve.
“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në fazën 2”
“Ministria fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit”, ka njoftuar Ministria e Ekonomisë.