Shtyhet deri në tetor afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe në vetura

31 korrik 2022 | 12:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet ndër-institucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë është bërë me dije se është shtyrë afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe deri në tetor.

“Nesër, më 1 gusht 2022, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë. Afat ky që shtyhet deri më 31 tetor 2022”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetëisë ka njoftuar se në 24 orët e…