![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/Roland-Garros.jpg)
Shtyhet edhe ‘Roland Garros’
17 mars 2020
| 19:06
Përhapja e koronavirusit ka bërë që të shtyhet edhe Grand Slami i njohur i ‘Roland Garros’.
Turneu i tenisit i paraparë të fillojë në fund të muajit maj, është shtyrë për datën 20 shtator.
Tani, Roland Garros apo French Open, do të fillojë të luhet nga 20 shtatori deri më 6 tetor. Ndryshimi i kalendarit do të shkaktojë një ‘bombë’ në oraret e ATP dhe WTA.