Shtyhen finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

23 mars 2020 | 23:02

Në kohën kur të gjitha vendet po luftojnë me koronavirusin, edhe bota e futbollit po ka telashet e veta. UEFA, pas vendimit për shtyrjen e Euro 2020, ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm.

Finalja e Ligës së Kampionëve, ajo e Ligës së Evropës dhe finalja e Ligës së Kampionëve për femra janë shtyrë.

Fillimisht, finalet ishin shtyrë për muajin qershor (normalisht luhen në maj), por duket se kjo kohë nuk do të jetë e mjaftueshme.

“Si pasojë e krizës së koronavirusit, UEFA ka shtyrë edhe formalisht finalet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve (vashat). Nuk ka vendim për datën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e UEFA. Tashmë duhet të pritet për publikimin e datave të reja nga UEFA, rreth finaleve për garat më prestigjioze në futbollin evropian me skuadra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një deklaratë e përbashkët të zëdhënësit të Qeverisë Federale…