Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë
23 korrik 2019
| 13:23
Fluturimi i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinjat për në Hagë, është shtyrë për disa orë.
“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve ‘Austrian Airlines’”, është thënë në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
/Epoka e re/