
Shtyhet gara e Formula 1 në Monaco, kjo është arsyeja
29 maj 2022
| 16:09
Gara për Çmimin e Madh të Monacos është shtyrë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Starti i Çmimit të Madh të Monacos ishte paraparë të fillojë në orën 15:00, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë për shkak të motit me shi.
Fillimisht u shty për 16 minuta, më pas filloi, por gara u ndalë.
Pista nuk është në gjendje të mirë si pasojë e reshjeve të mëdha, andaj u ngritë edhe flamuri i kuq.
Garën në vendin e parë do të fillojë Charles Leclerc, pas tij Carlos Sainz, dhe Serigo Perez, derisa Max Verstappen fillon nga pozita e katërt, kurse Lewis Hamilton nga vendi i tetë. Mbetet të shihet se kur do të fillojë gara.