Shtyhet hapja e shkollave, mësimi fillon më 13 shtator

27 gusht 2021 | 15:55

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka informuar sot kryetarët e komunave të Kosovës me masat e reja anti-Covid.

Në takimin virtual me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ai ka deklaruar se fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet deri me 13 shtator.

 

Këto janë masat e reja që pritet të miratohen nga qeveria shumë shpejt:

– Mësimi nuk fillon deri më 13 shtator dhe atëherë të rivlerësohet situata.

– Gastronomia do të punoj vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.

– Do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.

– Do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inepsketues për të fuqizuar betejën e kundër kësaj pandemie.

– Komunat në shkallë 92% sipas kërkesave të tyre janë furnizuar me barna esenciale.

– Në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax.

– Deri me 13 shtator do të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi kosovar, Shkëlqim Devolli, është takuar sot në Sarajevë me…