Shtyhet interpelanca e Haradinajt
01 qershor 2018
| 15:52
Është shtyrë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj e thirrur nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit.
Kjo pasi kryeministri e ka njoftuar Kuvendin se për këtë pikë ia ka deleguar kompetencat që të përgjigjet ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Mirëpo, deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, në emër të grupit parlamentar ka pohuar se nuk e mbajnë këtë interpelancë pa qenë kryeministri i pranishëm.