Shtyhet konferenca e kryeparlamentares Osmani
01 maj 2020
| 10:06
Konferenca e kryeparlamentares Vjosa Osmani, e paraparë të nisë në orën 12:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës, është shtyrë. Njoftimi për shtyrje është dhënë me anë të një komunikate për media nga Kuvendi i Kosovës. “Konferenca për media e kryetares së Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e paraparë për orën 12:00, shtyhet”, është thënë në njoftim.
Arsyet e këtij vendimi nuk janë dhënë ende.