Shtyhet konkursi i MPB-së për 50 vende të lira
11 gusht 2022
| 15:03
Ministria e Punëve të Brendshme më datë 4 gusht deri më 11 gusht ka shpallur një konkurs publik për pozitën e vendit të punës Zyrtar Administrativ.
Por, për shkak të interesimit të madh për të aplikuar dhe për t’iu dhënë mundësi të gjithë të interesuarve, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon afatin e konkursit publik për pozitën Zyrtar Administrativ deri më 15 gusht.
Në këtë konkurs kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point). Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake.