Shtyhet Kupa Evropiane në hendboll
25 gusht 2020
| 12:42
Ndeshjet e Kupës Evropiane ne hendboll për meshkuj në të cilën garë do të paraqiten dy skuadra, janë shtyrë.
Njoftimi ka ardhur nga Federata Evropane e Hendbollit, bën të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës në faqen e tyre zyrtare.
“Ndeshjet e raundit të dytë dhe tretë në kësaj gare janë shtyrë për një muaj. Kështu ndeshjet e raundit të dytë, që është dashur të luhen në tetor, do të luhen në nëntor. Ndërsa ndeshjet e raundit të tretë, që është dashur të luhen në nëntor, janë shtyrë për në dhjetor”, thuhet në njoftimin e FHK-së.
Kurse, sipas EHF-së është vendosur kështu për t’iu dhënë pjesëmarrësve më shumë kohë për t’u përgatitur dhe me shpresë se situata e përgjithshme me koronavirus do të përmirësohet.