Shtyhet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”
Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se është shtyrë manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i cili ishte paraparë të organizohet në javën e parë të muajit qershor, përkatësisht nga 3 deri më 9 qershor.
Kjo komunë ka theksuar se për mbajtjen e këtij manifestimi opinioni publik do të njoftohet me kohë.
“Shtyrja e organizimit të manifestimit është bërë si pasojë e afateve ligjore për ankesa që obligohet t’i respektojë komuna pas përfundimit të procesit të prokurimit. Afati i ankesave, edhe pse ishte paraparë më herët, shtyrja ka ardhur si rrjedhojë e vonesave nga procedurat tenderuese. Pasi të përfundojë i gjithë ky proces do të caktohen datat e reja për organizimin e këtij manifestimi”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.
/Epoka e re/