Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

28 qershor 2020 | 23:03

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar për nesër në orën 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e informacionit pranë Kuvendit të Kosovës.

“Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë, thuhet në njoftim”.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyen e shtyrjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, por ajo vjen pas thirrjeve të KMDLNJ-së për anulimin e takimeve, përfshirë edhe ato të komisioneve parlamentare, për shkak të gjendjes me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe një zyrtar…