Shtyhet me 24 orë gara e triatlonit, shkak cilësia e ujit
30 korrik 2024
| 15:39
Paris 2024, Cilësia e ujit në Senë nuk është në parametrat e duhur, shtyhet me 24 orë gara e triatlonit.
Sipas organizatorëve të Paris 2024 gara e triatlonit për meshkuj, e programuar për sot në orën 08:00, u shty me 24 orë pasi lumi i Senës ende nuk ishte në parametrat e duhur për të mos shkaktuar probleme në shëndetin e triatletëve.
Niveli i bakterit Esheria Kolit në Senë është më i lartë nga parametrat e parashikuara nga insitutet shëndetësore. Sipas organizatorëve reshjet e forta të shiut kanë vështirësuar shumë planin e tyre për të mbajtur gara në Senë.