Shtyhet mësimi deri më 26 shtator
10 shtator 2021
| 14:21
Shkollimi parauniversitar shtyhet deri më 26 shtator.
Ky vendim u mor në takimin në mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.
“Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator”, ka njoftuar Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Mësimi ishte paraparë të fillojë më 13 shtator.