Shtyhet mësimi në komunën e Junikut
Komuna e Junikut përmes një njoftimi për media ka njoftuar shkollat në këtë komunë se ka marrë vendim që mësimi të shtyhet deri më 21 janar.
“Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit është marrë si rezultat i grevës që është paralajmëruar për ditën e hënë (më datë 14.01.209) nga Sindikata e bashkuar e Arsimit dhe Kulturës, si dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në Kosovë. Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit, fillon nga dita e martë (datë 15.01.2019) dhe vazhdon deri ditën e hënë (datë 21.01.2019) për shkak të borës së rëndë dhe temperaturave të ulëta.
“Komuna e Junikut gjithashtu i garanton prindërit dhe shkollat se asnjë ditë e humbur nuk do të mbetet pa u zëvendësuar, ato do të zëvendësohen në fund të vitit shkollor apo ditëve të vikendeve”, është bërë me dije një njoftimin e Komunës së Junikut.
/Epoka e re/