Shtyhet ndeshja Atletico Madrid – Sevilla

03 shtator 2023 | 17:00

Përballja e pasdites së sotme, Atletico Madrid-Sevilla, mund të quhej me plot gojë, supersfida e javës së 4-rt të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, mirëpo tifozët e “dashuruar” pas futbollit spanjoll duhet të presin disa ditë për të parë këtë sfidë.

Ndeshja e programuar të luhej në arenën “Wanda Metropolitano” të Madridit është shtyre për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke trishtuar jo pak tifozët, por dhe duke prishur “planet” e skuadrave për këtë sfidë.

Vendimi për shtyrjen e sfidës erdhi me anë të një komunikate zyrtare nga vetë drejtuesit e La Liga, të cilët sqaronin mbi situatën e keqe të krijuar nga shiu e të papërshtatshme për të zhvilluar një ndeshje futbolli, megjithatë ende nuk kanë dhënë një datë zyrtare se kur do të zhvillohet sfida.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës nesër do të…