
Shtyhet ndeshja Barcelona-Osasuna, kjo është arsyeja
08 mars 2025
| 21:58
Ndeshja mes FC Barcelona dhe Osasunës është shtyrë për shkak të një situate të jashtëzakonshme.
Mjeku i ekipit katalonas, Carles Minarro Garcia ka ndërruar jetë, duke sjellë tronditje në kampin blaugrana.
Barcelona dhe La Liga konfirmuan vendimin për shtyrjen e ndeshjes. Klubi katalanas nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen tragjike, por ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe të gjithë anëtarët e ekipit.
“Në këto momente të vështira, dërgojmë gjithë ngushëllimet dhe mbështetjen tonë për familjen dhe të afërmit e tij,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Data e re për zhvillimin e ndeshjes do të bëhet e ditur në vijim.