Shtyhet ndeshja Drita-Llapi

07 tetor 2020 | 11:20

Ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita-Llapi, e paraparë të zhvillohej të shtunën, është shtyrë për më vonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës. “Arsyeja e shtyrjes së kësaj ndeshjeje është bërë me kërkesë të Llapit, skuadër e cila i ka dy lojtarë të angazhuar me Kombëtaren U21 për ndeshjet kundër Austrisë dhe Andorrës. Dhe në bazë të Rregullores së Garave klubi që jep dy apo më shumë lojtarë në ekipet kombëtare atëherë kërkesa për shtyrje të ndeshjes i aprovohet”, është thënë në një njoftim të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ndeshja tjetër e mbetur, Drita-Trepça ’89, do të zhvillohet në terminin e paraparë, më 14 tetor, në orën 14:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sofia Vergara është aktorja më e paguar në botë për…