Shtyhet ndeshja Prishtina – Dukagjini, shkak kushtet atmosferike
05 shkurt 2023
| 13:45
Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë.
Prishtina dhe Dukagjini sot (e diel) do të përballeshin në kuadër të 1/8 të Kupës së Kosovës.
Por, kjo ndeshje është shtyrë si pasojë e kushteve të liga atmosferike dhe ende nuk dihet se kur do të zhvillohet.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Klina, Dukagjini.
“Ndeshja e paraparë te zhvillohet sot ne kupën e Kosovës ndaj Prishtinës, është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe fushës së ngrirë ne stadiumin ‘Sami Kelmendi’- Lipjan. Takimi pritet te zhvillohet nesër, por për çdo informacion rreth kësaj ndeshje ju mbajmë të informuar me kohë”, ka njoftuar Dukagjini.