Shtyhet ndeshja Prishtina – Gjilani
19 mars 2021
| 18:01
Ndeshja derbi e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë.
Arseja e shtyrjes është që të ruhet fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.
“Për shkak ruajtjes së fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’, për ndeshjet e Kosovës, ndeshja e javës së 26-të ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për ditën e martë, më 30 mars. Dueli fillon nga ora 15:00”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
/Epoka e re/