Shtyhet ndeshja Prishtina – Rahoveci, kryeqytetasit e akuzojnë gjyqtarin
Ndeshja mes Prishtinës dhe Rahovecit nuk është zhvilluar, teksa është shtyrë për nesër, në të njëjtën kohë.
Në lidhje me këtë ka reaguar klubi kryeqytetas, duke e fajësuar referin Artan Gashin, për moszhvillimin e ndeshjes, pasi sipas tyre, klubi e ka siguruar pjesëmarrjen e policisë në sallë.
“Referi Artan Gashi shkakton moszhvillimin e ndeshjes, tallet me publikun, klubin dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në reagim.
“Siç jeni në dijeni, ndeshja kampionale ndërmjet KB SIGAL Prishtina dhe KB Rahovec, u vendos të ndërprehet ende pa nisur arbitrarisht nga referi Artan Gashi, madje edhe pas ardhjes së forcave të shumta policore. Sipas tij, Klubi jonë është dashur ta sigurojë pjesëmarrjen e Policise në sallë, gjë që klubi jonë e ka bërë”.
“Policia e Kosovës (PK) kanë qenë në sallë, ndërsa duke mos i mjaftuar prezenca e zyrtarevë policorë, delegati kërkoi që të shtohet prezenca e tyre, edhe pse fillimisht deklaroi se ata që ishin aty mjaftonin. Me kërkesë të tyre, PK sjelli fillimisht edhe zyrtarë të tjerë, ku referit Artan Gashi nuk i mjaftuan as ata, dhe vendosi që të mos e nisë ndeshjen pikërisht në momentin kur në sallë erdhën edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, dhe tha që të presin e mos të zbrazet salla”.
“KB SIGAL Prishtina i kërkon falje të gjithë tifozëve që ishin prezentë në sallë ku për shkak të vendimit tendencioz dhe inatçorr të referit Artan Gashi nuk u zhvillua ndeshja, përkundër faktit që të gjitha kërkesat u plotësuan”.
Klubi i Prishtinës madje thotë se është duke konsideruar moszhvillimin e kësaj ndeshje, dhe mosorganizimin e Superkupës e Kupës së Kosovës.
“Bordi jonë dhe Këshilli Organizues është duke e konsideruar seriozisht moszhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe mosorganizimin e Superkupës së Kosovës, në rast të delegimit të këtij imazhprishësi inatçorr në ndeshjet e KB Sigal Prishtina”.