Shtyhet ndeshja Skoci – Ukrainë
08 mars 2022
| 12:23
Për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, FIFA ka vendosur që ta shtyjë ndeshjen në mes të Skocisë dhe Ukrainës, e vlefshme kualifikimin për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.
Gjysmëfinalja e “play-off”-it e paraparë të luhet më 24 mars ka mundësi që të luhet në qershor.
Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Australinë ose Wales-in, për të kërkuar një vend në Qatar.
Liga ukrainase e futbollit i ka ndaluar të gjitha aktivitetet për shkak të luftës, shkruan BBC.
Ndërkaq Rusia si rezultat i sulmit në Ukrainë, është përjashtuar nga FIFA dhe UEFA nga të gjitha aktivitetet e futbollit.