Shtyhet ndeshja testuese për shkak të vdekjes së Adem Demaçit

27 korrik 2018 | 15:05

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjes testuese në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shkak i kësaj shtyrje është vdekja e atdhetarit të çështjes kombëtare,  Adem Demaçi.

“Për shkak të vdekjes së atdhetarit, simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, siç quhet ndryshe edhe Mandela i Kosovës, dhe për faktin se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në nderim të tij ka shpallur tre ditë zie, Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ndeshja testuese që ishte paraparë të zhvillohej nesër më 28 korrik në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, është pezulluar për një kohë tjetër dhe në koordinim të plotë me UEFA-n dhe inspektorët e saj. Për terminin e ri opinioni do të njoftohet me kohë në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i lehtë komunikacioni…